Merkel: Nevojiten të drejta globale për botën digjitale

Evropë

Merkel: Nevojiten të drejta globale për botën digjitale

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 18:33
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Gjatë kohës së vizitës së në Meksikë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka diskutuar për ekonominë globale digjitale, si dhe për standardet e internetit dhe afarizmin online.

Sipas mendimit të saj, bota duhet të ketë rregulla unike për të rregulluar botën digjitale.

Një rregull i tillë global duhet të ndjekë shembujt e zbatimit të rregulloreve financiare, të cilat i kanë vendosur vendet më të pasura të botës të mbledhura në Grupi G20, ose në standardet tregtare, të cilat implementohen nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“Në botën e sotme secili shtet ka rregullat e veta për afarizëm përmes rrugës së internetit, andaj është e mundshme që dikush “i vendosur në ndonjë ishull” të hyjë në tregun digjital, pa kurrfarë rregullash të sigurisë dhe të shkatërrojë gjithë sistemin”, ka thënë Merkel, transmeton KosovaPress.

Merkel në samitin e radhës së G20 muajin e ardhshëm në Hamburg do të propozojë fillimin e hartimit të rregullores digjitale. Po ashtu, Gjermania do të angazhohet për qasje të internetit të shpejtë për të gjithë, si dhe për hartimin e standardeve globale të sigurisë dhe teknike globale, drejtues të të cilave pritet të jenë SHBA dhe Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat