Edhe dy të tjerë të arrestuar për sulmin në Londër

Evropë

Edhe dy të tjerë të arrestuar për sulmin në Londër

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 07:44
Pamje nga sulmi në Londër

Policia britanike ka arrestuar dy të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmin e Londrës fundjavën e kaluar.

Policia britanike gjithashtu ka dhënë më shumë informacion rreth sulmit, sipas të cilit pasojat e këtij sulmi mund të ishin shumë më të rënda.

"Scotland Yard" thotë se ka të dhëna se autorët e sulmit u përpoqën të merrnin me qira një maunë, në vend të furgonit që përdorën për të goditur këmbësorët të shtunën e kaluar.

Autoritetet thonë gjithashtu se autorët u neutralizuan para se të ktheheshin në furgon, që kishte brenda bomba me lëndë djegëse.

Shtatë veta ndodhen në paraburgim, të dyshuar për lidhje me tre autorët e sulmit, të cilët vranë tetë veta përpara se të asgjësoheshin nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat