Një i armatosur merr peng disa persona në Njukasëll

Evropë

Një i armatosur merr peng disa persona në Njukasëll

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 13:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i armatosur me thikë ka marrë peng disa të punësuar në një qendër kërkimesh në Njukasëll, në verilindje të Anglisë, njoftoi sot policia.

“Negociatorët janë në terren”, shtoi policia e Northumbrias në një komunikatë.

“Për momentin nuk ka asnjë të plagosur dhe shumica e punonjësve kishin arritur të arratiseshin”, theksoi ajo.

“Marrja e pengjeve deri në këtë moment po trajtohet si një incident i izoluar”, vazhduan forcat e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat