Momenti kur sulmuesit me shpata në duar mundohen të futen me dhunë në një restorant në Londër

Evropë

Momenti kur sulmuesit me shpata në duar mundohen të futen me dhunë në një restorant në Londër

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 21:22
Pamje nga video

Një veprim heroik i pronarit të një restoranti në Londër është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda lokalit, në të cilën shfaq momenti kur strehon dhjetëra kalimtarë rasti, dhe më pas mbyll dyert për të parandaluar sulmet që kryheshin me thika dhe shpata nëpër rrugë.

Sergio Farina nuk kishte hezituar t’ua hapë dyert qytetarëve të tmerruar dhe terrorizuar nga sulmuesit, ku pasi u sigurua se gjithçka kishte nën kontroll, mbylli dyert duke ua pamundësuar sulmeve të futen brenda për të kryer një masakër të përgjakshme.

Image
Sergio Farina, pronar i restorantit

Në video shihet se si sulmuesit mundohen të futen në restorantin e Sergios që shërben ushqim spanjoll, por ai tregohet i guximshëm duke u mbështetur në derë për të parandaluar futjen e tyre dhe të vrasin 28 personat që ishin brenda.

Në sulmet e përgjakshme në Londër që ndodhën në natën e 3 qershorit, humbën jetën shtatë persona dhe 48 tjerë u lënduan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat