Policia publikon identitetin e dy prej sulmuesve të Londrës

Evropë

Policia publikon identitetin e dy prej sulmuesve të Londrës

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 19:25
Khuram Butt dhe Rachid Redouane

Policia ka bërë të ditur identitetin e dy prej personave që kryen sulmin terrorist mbrëmjen e së shtunës në Londër.

Khuram Butt, 27 vjeçar, i cili është i martuar dhe ka fëmijë, kishte jetuar në Barking në Londër për disa vite.

Ndërsa sulmuesi tjetër është emëruar si Rachid Redouane, 30 vjeçar.

Këta të dy dhe një person i tretë, janë vrarë nga policia pasi që kishin vrarë shtatë persona dhe lënduar 48 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat