Lavrov: NATO destabilizon Evropën

Evropë

Lavrov: NATO destabilizon Evropën

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 18:04
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, ka thënë të hënën se vendet anëtare të NATO-s po tentojnë të ndryshojnë forcat ekzistuese në Evropë dhe se krijimi i sistemit kundër-raketor të mbrojtjes së SHBA-ve po e destabilizon situatën në kontinentin evropian.

“Duhet të konstatojmë se tentimi për të ndryshuar forcat ekzistuese në Evropë, e paparë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë përmes shtimit potencial ushtarak të bllokut dhe shtimit të aktiviteteve të stërvitjeve ushtarake, si dhe krijimi konstant i sistemit kundër-raketor të mbrojtjes së SHBA-ve dhe segmentit të saj evropian, destabilizon situatën në kontinentin evropian”, vlerësoi Lavrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat