Tre xhihadistë u qëlluan për vdekje nga policia e armatosur pas vrasjes së gjashtë personave dhe plagosjen e 48 të tjerëve gjatë një sulmi të tmerrshëm me furgon dhe një sulmi me thikë në Londër, mbrëmë.
Burrat, të përshkruar si 'me origjinë mesdhetare', bërtitën 'Kjo është për Allahun', pasi ata theren me thikë qytetarët të shtunën në mbrëmje në Londër.
Një nga terroristët e vdekur kishte veshur një fanellë të klubit anglez, Arsenal, raporton Daily Mail, përcjell Bota sot.
Oficerët e armatosur u përballën dhe qëlluan të dyshuarit brenda tetë minutash.
Një nga të plagosurit është oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit.
Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën.
Komisari i Policisë Metropolitane Mark Roëwey ka thënë se të dyshuarit kishin veshur xhaketa që dukeshin si shpërthyese, por më vonë u kuptua se bëhej fjalë për mashtrim.
Tragjedia vjen vetëm 12 ditë pas sulmit terrorist të Mançesterit dhe 10 javë pas mizorisë së Westminsterit./BS