Stoltenberg: Barra e shpenzimeve në mbrojtje duhet të ndahet më drejt

Evropë

Stoltenberg: Barra e shpenzimeve në mbrojtje duhet të ndahet më drejt

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:21
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mesazhi në fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u bën thirrje anëtarëve të alaencës ushtarake të rrisin shpenzimet në mbrojtje, u bën jehonë administrave të mëparshme amerikane.

Stoltenberg foli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, një ditë pasi Trump takoi liderët e tjerë të NATO-s, në Bruksel.

Trump shfrytëzoi pjesën më të madhe të fjalimit për të paralajmëruar aleatët se nuk janë duke ndarë pjesën e tyre nga barra financiare.

“Nuk është e drejtë për njerëzit dhe taksapaguesit amerikanë që vetëm pesë vende të NATO-s aktualisht përmbushin objektivin e shpenzimeve në mbrojtje, prej së paku 2% të bruto-prodhimit të brendshëm (GDP)”, tha Trump.

“Trump ka stil të hapur dhe të drejtpërdrejtë”, tha Stoltenberg për Rel.

“Këtë të folur e kemi dëgjuar edhe më parë. Ai (Trump) e tha qartë se aleatët evropianë dhe Kanadaja duhet të investojnë më shumë në mbrojtje”, tha Stoltenberg.

“Gjuha dhe fjalët mund të jenë ndryshe, por thelbi i mesazhit është i njëjtë me atë që kemi dëgjuar më parë, po ashtu gjatë administratës së kaluar: Ne duhet të bëjmë ndarje më të drejtë të barrës në aleancë”, theksoi Stoltenberg.

Vendet e NATO-s janë zotuar në vitin 2014 se do të bëjnë përpjekje të arrijnë objektivin e shpenzimeve prej 2% të GDP-së brenda një dekade, por, deri më tash, vetëm Britania, Estonia, Greqia, Polonia dhe SHBA-ja e kanë bërë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat