Reagimet për sulmin, solidarizim me Londrën

Evropë

Reagimet për sulmin, solidarizim me Londrën

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:25
Sulmi

Flamujt në institucionet britanike janë në gjysmë shtizë pas sulmit më të rëndë terrorist në territorin britanik në 12 vitet e fundit.

E veçanta e këtij sulmi është se objektiv janë bërë fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas muzikës pop. 

Ndërkohë, politika britanike ka ndaluar fushatën elektorale për zgjedhjet e parkohshme të 8 qershorit deri në një njoftim të dytë. 

Autoritetet britanike kanë shtuar masat e sigurisë në mbarë vendin dhe ka shtim të pranisë policore të armatosur në qytetet kryesore të vendit.  

Hetuesit britanikë të Antiterrorit jane duke punuar për të mësuar nëse personi që kreu sulmin kamikaz ishte njeri i cili operonte vetëm, apo ka qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë terrorzimi.  

Britania ka pasur një rekord të admirueshëm në luftën kundër terrorizmit që nga sulmet me bomba në 7 korrik të 2005, ku janë shmangur afro 13 komplote për sulme dhe vetëm gjatë vitit të kaluar, falë efikasitetit të shërbimeve inteligjente britanike. 

Ndërkohë, nga bota nuk kanë munguar mesazhet e solidaritetit me popullin dhe qeverinë britnaike, që nga Asutralia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Franca ku presidenti i ri Macron e cilësoi ngjarjen një “sulm vrastar”.  

Por më e rëndësishme është oferta për bashkëpunim mes oraganeve të inteligjencës dhe koordinimi ndërkombëtar mes tyre për të gjurmuar dhe shmangur sulme të ngjashme terroriste, si ky i Mançesterit, më i rëndi për nga numri i viktimave pas sulmit të 7 korrikut 2005 në Londër, ku humbën jetën 57 persona.  

Niveli i gatishmërisë në vend është në nivelin e dytë më e lartë që prej tre vjetësh, ndërkohë që aktiviteti terrorist është rritur e thuajse çdo ditë ka pasur nga një të arrestuar të dyshuar për organizimin e sulmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat