Erdogan: Turqia nuk heziton me operacione shtesë në Siri

Evropë

Erdogan: Turqia nuk heziton me operacione shtesë në Siri

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:25
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Turqia nuk do të hezitojë për të vazhduar operacione të ngjashme me kampanjën e saj “Mbrojtja e Eufratit” në veri të Sirisë, ose të përgjigjet me sulme nëse përballet me kërcënime nga njësitë e mbrojtjes popullore, ka porositur të enjten presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan duke folur para një grupi të liderëve afaristë në Stamboll, ka thënë se ia ka bërë me dije SHBA-ve se Turqia do të veprojë pa u konsultuar me askënd nëse përballet me kërcënime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat