Macron emëron Edouard Philippe në postin e kryeministrit

Evropë

Macron emëron Edouard Philippe në postin e kryeministrit

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:21
Emmanuel Macron gjatë cerenomisë së betimit pë president

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka emëruar kryeminsitër Edouard Philippe.

Philippe, 46-vjeçar, është kryetar i qytetit Le Havre. Ai është anëtarë i Partisë Republikane.

Zgjedhja e Philippe në postin e kryeminsitrit, shihet si përpjekje e Macron për të tërhequr figurat kyçe nga partitë e djathta dhe të majta të Francës.

Macron sot ka nisur punën e tij si president. Ai gjatë ditës pritet të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synimin që të forcojë raportet mes dyja shteteve.

Macron mposhti në zgjedhjet presidenciale të 7 majit kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat