Gjermani: Arrestohen 35 bura homoseksualë, shumica nga Maqedonia

Evropë

Gjermani: Arrestohen 35 bura homoseksualë, shumica nga Maqedonia

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 maj 2017 Në ora: 20:15
Ilustrim

Prostitucioni është mjaft i zhvilluar në Dyseldorf të Gjermanisë, ku mes tjerash edhe në sektorin homoseksual, shkruan media gjermane “nrz.de”.

Autoritetet kanë zbuluar dy bordelo për transseksualë dhe një vetëm për homoseksualë, të cilët ofrojnë trupin e tyre për para.

“Në këto klube janë arrestuar nga policia 35 të rinj shumica në Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania,” përcjell botasot.info. “Sipas autoriteteve shumë refugjatë shesin trupin e tyre për të financuar jetën.”

Dyseldorfi ka miratuar një ligj sipas të cilit, të gjithë ata që punojnë në sektorin e prostitucionit duhet të regjistrohen si punëorë të seksit për të fituar para. Ofrimi individual i trupit në këmbim të parave ndalohet me ligj./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat