Rusia mohon se një zyrtar i saj është ekzekutuar nga IS-i

Evropë

Rusia mohon se një zyrtar i saj është ekzekutuar nga IS-i

Më: 9 maj 2017 Në ora: 15:16
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka mohuar, të martën, se një zyrtar rus është kapur dhe ekzekutuar nga grupi militant Shteti Islamik në Siri, kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve, transmeton Reuters.

Organizata Monitoruese SITE, me seli në SHBA, njoftoi të martën se grupi militant Shteti Islamik, ka publikuar një video në të cilën shfaq një burrë me kokë të prerë, që e përshkruan si zyrtar të inteligjencës ruse, i kapur në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat