Çfarë pret Serbia nga Presidenti i ri francez?

Evropë

Çfarë pret Serbia nga Presidenti i ri francez?

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:38
Macron

Milosh Jovanovic, njohës i çështjeve politike në Francë, për portalin Sputnik, ka thënë se presidenti i sapozgjedhur francez nuk ka shumë përvojë.

Zgjedhja e tij, sipas Jovanovic,  nuk do të ketë ndonjë ndikim në Serbi, sepse është një shtet tjetër europian që i dikton zhvillimet në Ballkan.

“Nuk jam i sigurt se sa është i specializuar në çështje të politikës së jashtme. Sigurisht, ai do të ketë këshilltarët e tij, por mendoj se nuk do të lëviz aspak nga rutina e politikës së jashtme franceze, e cila në të vërtet ndaj Ballkanit edhe nuk ekziston. Francezët qysh gjatë viteve të 90’ta ua kanë dorëzuar gjermanëve rolin kryesor në Ballkan, ndërsa britanikët kanë një rol të posaqëm që moti. Por, kur është në pyetje BE’ja, është Gjermania ajo që dikton tempon në Ballkan, kështu që Macron nuk do të ndryshojë asgjë. Pra, nuk pritet që do të ketë ndonjë përmirësim në raport me Serbinë dhe Ballkanin”, ka thënë Jovanovic për Sputnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat