Britania e Madhe nuk do të paguajë 100 miliardë euro për daljen nga Bashkimi Europian, ka thënë sekretari i shtetit, David Davis.
Ai ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të paguajë aq sa detyrohet, “jo aq sa dëshiron Unioni”.
Sipas Davis, Briania i trajton me seriozitet detyrimet që ka ndaj BE-së, por se ky organizëm është duke e bërë të vështirë këtë gjë, transmeton Klan Kosova.
“Do të ketë bisedime. Ata do të tregojnë shifrën që kërkojnë dhe do atë që jemi gati të ofrojmë”.