Ministri rus: Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, do zgjerohet ndikim i Aleancës në Ballkan

Evropë

Ministri rus: Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, do zgjerohet ndikim i Aleancës në Ballkan

Më: 26 prill 2017 Në ora: 16:51
NATO, ilustrim

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergi Shoigu tha se hyrja e Malit të Zi në NATO rrit nevojën për kontroll në Aleancës në Ballkan.

Sipas Ministrit rus, vendimi i fundit për pranimin e Malit të Zi në Aleancë është konfirmim i drejtpërdrejt i asaj se potenciali ushtarak i Podgoricës është zero, por pozita e saj gjeografike lejon NATO-n ta rris kontrollin në Ballkan.

Ai ndër tjera, tha se avionet patrullë në hapësirën ajrore të Detit Baltik në NATO përbën kërcënim për Rusinë.

“Këto veprime të NATO shihen si shkelje të bilancit në rajon, duke krijuar kërcënime për sigurinë e Rusisë”, tha Shoigu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat