Të paktën 28 të vdekur pas sulmeve turke kundër forcave kurde

Evropë

Të paktën 28 të vdekur pas sulmeve turke kundër forcave kurde

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Bilanci i sulmeve ajrore turke kundër Njësive për Mbrojtjes e Popullit kurd (YPG) në verilindje të Sirisë arriti në 28 të vdekur, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Bilanci i sulmeve ajrore turke kundër lagjes së përgjithshme të Njësive për Mbrojtjes e Popullit kurd YPG arriti në 28 të vdekur, pjesa më e madhe lulftëtarë kurd dhe dy anëtarë të një qendre mediash”, theksoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.

“Një grua, komandante e njësive të mbrojtjes kurde bën pjesë mes viktimave”, theksoi Abdel Rahmane.

Ky sulm në Siri është një prej më të përgjakshmëve të kryer në këtë vend nga Turqia.

“Ne jemi në një luftë të ashpër kundër PKK”, justifikoi kryeministri turk, Binali Yildirim, i cili e konsideron YPG si një aleat të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një parti separatiste turke e cilësuar si terroriste nga Ankaraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat