Mali i Zi përgatitet për anëtarësimin në NATO

Evropë

Mali i Zi përgatitet për anëtarësimin në NATO

Më: 23 prill 2017 Në ora: 23:34
Parlamenti i Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi pritet që të premten më 28 prill të miratojë vendimin mbi anëtarësimin e vendit në NATO, ndërkohë që opozita proserbe e kundërshton aleancën euroatlantike duke kërkuar mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje, njofton VoA.

Ndërkaq, dëshmitari kyç në përpjekjet për grusht shtet në Malin e Zi, Mirko Velimiroviç pësoi aksident në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

Mediat malazeze dhe analistët kanë ngritur supozime se aksidenti kishte për qëllim likuidimin e dëshmitarit kryesor të ngjarjeve të tetorit në Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat