Lideri opozitar në Britani: Nëse zgjidhem kryeministër, do t’i ndali sulmet ajrore në Siri

Evropë

Lideri opozitar në Britani: Nëse zgjidhem kryeministër, do t’i ndali sulmet ajrore në Siri

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:26
Ilustrim

Lideri i partisë kryesore opozitare në Britani të Madhe, Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka thënë sot se nëse zgjidhet kryeministër i vendit në zgjedhjet e 8 qershorit, atëherë ai do t’i suspendojë sulmet ajrore kundër Sirisë.

Aktivisti veteran i paqes, Partia Laburiste e të cilit është rreth 20 pikë prapa partisë në pushtet Konservatore në sondazhe, i folur rreth qëndrimeve të veta në një serë politikash të jashtme dhe të sigurisë.

Ai ka thënë se është kundër përdorimit të armëve bërthamore.

“Zgjidhja e vetme në Siri do të jetë opsioni politik,” ka thënë Corbyn për BBC-në.

“Dua që të themi ‘Dëgjoni, t’i ulim njerëzit në tavolinë shumë shpejt’ dhe një mënyrë për ta arritur këtë është suspendimi i sulmeve ajrore,” ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat