Qeveria Turke: Nuk i kemi pritur këto rezultate të referendumit

Evropë

Qeveria Turke: Nuk i kemi pritur këto rezultate të referendumit

Më: 16 prill 2017 Në ora: 19:06
Kryeministri turk Binali Yildirim duke votuar në referendum

Qeveria Turke ka reaguar për herë të par pas votimit të referendumit të sotëm për ndryshime kushtetuese. Referendum ky nga i cili Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan , ka pësuar humbje në tri nga qytetet më të mëdha të Turqisë.

Zëvendës kryeministri Veysi Kaynak ka thënë se rezultatet e referendumit të sotëm janë befasuese.

“...rezultatet nuk janë ato qe kemi pritur.  Por pavarësisht kësaj janë duke kryesuar”, ka thënë zëvendës kryeministri turk.

Ndërkohë që Erdogan ka pësuar humbje në Ismir, Ankara, Stamboll e Çanakkale.

Ndryshimet e propozuara në Kushtetutë fuqizojnë tërësisht presidentin.

Me ndryshimin e saj presidenti i Turqisë do të ketë autoritetin që të shkarkojë ministrat, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, të nxjerrë dekrete dhe të emërojë njerëzit në pozita kyçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat