Kryeministri ukrainas zotohet se do të bëjë më shumë reforma

Evropë

Kryeministri ukrainas zotohet se do të bëjë më shumë reforma

Më: 11 prill 2017 Në ora: 16:43
Kryeministri ukrainas, Volodymyr Hroysman

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman thotë se qeveria e tij do të vazhdojë zbatimin e reformave edhe këtë vit.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, pesë ditë para njëvjetorit të marrjes së detyrës së kryeministrit, Hroysman tha se ai dhe ekipi i tij tash janë të fokusuar në reformimin e sistemit të pensioneve, arsimit dhe sektorit të shërbimeve shëndetësore.

Ndërkaq, në fushën e sigurisë energjetike, ai tha se Kievi është duke shikuar mundësinë që të blejë thëngjill nga shtete të ndryshme, në mënyrë që të shmang varshmërinë e Ukrainës nga furnizimi me thëngjill nga Rusia.

Kievi gjithashtu po shikon mënyrat se si të rrisë prodhimin e energjisë, përmes termocentraleve bërthamore dhe hidrocentraleve, tha Hroysman.

Duke e quajtur Rusinë “shtet agresor”, kryeministri ukrainas theksoi se vendi i tij më nuk është i varur nga gazin natyror rus.

Kryeministri ukrainas gjithashtu tregoi se nuk e ka në plan të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, që parashihet të mbahen më 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat