Aktiviteti detar rus në Evropë, tejkalon nivelet e Luftës së Ftohtë

Evropë

Aktiviteti detar rus në Evropë, tejkalon nivelet e Luftës së Ftohtë

Më: 9 prill 2017 Në ora: 20:04
Anije ruse

Kohëve të fundit aktiviteti detar rus në Evropë ka tejkaluar atë të Luftës së Ftohtë, sipas një oficeri të lartë ushtarak të SHBA-së dhe NATO-s.

Ai ka shprehur shqetësimin se kjo mund të përfundojë me ‘ndarjen dhe shkëputjen’ e Aleancës transatlantike.

Admirali Michelle Howard, i cili kryeson Komandën Aleate të Forcës të NATO-s në Napoli dhe komandon forcat detare amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se Rusia në mënyrë të qartë ka arritur veprimet e saj detare viteve të fundit, edhe pse madhësia e marinës së saj është më e vogël tani sesa gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.

“Jemi duke parë aktivitete të cilat nuk i kemi parë as në kohën e Bashkimit Sovjetik. Është aktivitet precedent”, tha Howard për Reuters.

Howard përmendi një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë vendosjen e transportuesit rus të avionëve në Mesdhe, rritjen e patrullave në rajonin verior të  Atlantikut dhe Arktikut si dhe vendosjen e nëndetëseve dhe lëvizjes së tyre në Detin e Zi.

“Ajo është një flotë detare globale. E kuptoj këtë. Por, aktiviteti në këtë teatër ka lëvizur ndjeshëm në dy vitet e fundit’,  tha Howard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat