Scott thotë se Serbia nuk po afrohet me Rusinë

Evropë

Scott thotë se Serbia nuk po afrohet me Rusinë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 11:11
Ambasadori Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, thotë se e sheh këtë vend ballkanik duke i forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian dhe e ka minimizuar pikëpamjen se Beogradi po i afrohet Rusisë.

“Serbia po i afrohet Rusisë... jo po ndodhë krejtësisht e kundërta, mendoj se Serbia po synon dhe po lëvizë më afër Bashkimit Evropian. Por, Serbia ka paraqitur një pozicion tjetër, që është shumë i qartë se dëshiron të jetë ushtarakisht neutrale dhe ne e respektojmë këtë, por se ajo dëshiron të integrohet në BE, dhe ne shumë e mbështesim këtë proces, po ashtu, pasi mendojmë se është për të mirën e popullit serb, ne mendojmë se është në të mirën e rajonit dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë”, tha ambasadori amerikan, Kyle Scott, gjatë një interviste për Rel.

Mëtutje, ai ka thënë se protestat në rritje në Serbi janë shenjë e “demokracisë energjike” dhe një “element shumë i shëndoshë”.

Scott, i cili e flet gjuhën serbe dhe ruse, në muajin shkurt të vitit të kaluar u bë ambasador në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat