Greqia do samit urgjent të BE-së nëse s'e merr kredinë e radhës të premten

Evropë

Greqia do samit urgjent të BE-së nëse s'e merr kredinë e radhës të premten

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:42
Greqia, ilustrim

Kryeministri grek, Alexis Tsipras i kërkoi sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk thirrjen e një samiti të vendeve të zonës euro, nëse nuk do të arrihej një marrëveshje për Greqinë gjatë takimit të premten të 19 ministrave të Financave të Eurogrupit.

“Nëse nuk do të ketë zhvillime të suksesshme, i kërkoj presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk të ndërmarrë iniciativa për të thirrur një samit të vendeve anëtare të zonës euro”, theksoi Tsipras në përfundim të bisedimeve me presidentin e Këshillit Evropian në vizitë në Athinë.

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve, zonës euro dhe FMN-së, për disbursimin e kredive të reja për Greqinë në këmbim të reformave, kanë pasur vonesa të shumta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat