Spanja i kundërpërgjigjet Britanisë së Madhe pas sugjerimeve për luftë

Evropë

Spanja i kundërpërgjigjet Britanisë së Madhe pas sugjerimeve për luftë

Më: 4 prill 2017 Në ora: 08:01
ilustrim

Britania e Madhe ka nevojë që të qetësohet rreth çështjes së Gjibraltarit, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Spanjës, Alfonso Dastis.

Dastis ka thënë se është i befasuar se sa e emocionuar është qeveria e Britanisë së Madhe për mosmarrëveshjen rreth Shkëmbit.

“Qeveria e Spanjës është paksa e befasuar nga toni i komenteve që po vijnë nga Britania, një vend i njohur për vetëpërmbajtje,” ka thënë Dastis gjatë një konference në Madrid.

Komentet e tij vijnë pasi që ish ministri qeveritar i Britanisë së Madhe, Michale Howard, sugjeroi se kryeministrja Theresa May mund të përgatitet për luftë për Shkëmbin, nëse kërcënohet humbja e tij si pasojë e negociatave të shkëputjes së Britanisë nga BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat