Britani: Pas sulmit në Londër, rishikim i sigurisë

Evropë

Britani: Pas sulmit në Londër, rishikim i sigurisë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 13:22
Londër, 23 mars

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik, ka njoftuar sot se do të bëhen dy rishikime të sigurisë, pas sulmin terrorist të javës së kaluar, ku një person vrau katër persona, përfshirë një polic në portat e parlamentit.

Khalid Masood goditi me makinën e tij, turmën e njerëzve në urën Westminister dhe më pas theri për vdekje me thikë një policë pranë parlamentit. Ai më pas u vra nga policia britanike.

“Është normale pas ngjarjeve të tilla që ne të kërkojmë që të sigurohemi që të mësojmë më shumë gjatë këtyre dy rishikimeve”, ka thënë kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, John Bercoë.

Rishikimi i parë i ngjarjeve, do të jetë i pavarur dhe do të analizojë se si perimetri i parlamentit është i siguruar dhe i mbrojtur, duke i dërguar një raport parlamentit në fund të prillit.

Rishikimi i dytë do të fokusohet në mësimet që janë nxjerr nga përgjigja e oficerëve policorë pas sulmit në Parlament. Raporti për këtë çështje pritet të përfundoj në fund të qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat