Sektori privat në Gjermani me rritjen më të madhe në 6 vjetët e fundit

Evropë

Sektori privat në Gjermani me rritjen më të madhe në 6 vjetët e fundit

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Sektori privat gjerman ka shënuar ngritjen më të madhe në mars në gjashtë jetët e fundit, tregojnë të dhënat e indeksit Markit PMI.

Ky indikator, i cili mat më shumë se dy të tretat e aktivitetit në ekonomi, është rritur muajin e fundit në 57,0 nga 56,1 pikë sa ishte një muaj më herët. PMI në mars është shkalla më e lartë e këtij indikatori në 70 muajt e fundit.

Ekonomia e aktivitetit të prodhuesve është rritur në shkallën më të lartë në 71 muajt e fundit, derisa sektori i shërbimeve ka shënuar rritjen më të shpejtë në 15 muajt e fundit. Në nivel të eurozonës, PMI ka arritur 56,7 poenë nga 56,0 nga muaji shkurt, që është vlera e tij më e lartë që nga prilli i vitit 2011.

Analistët vlerësojnë se në bazë të të dhënave të PMI, rritja ekonomike në eurozonë do të përshpejtohet në tremujorin e parë dhe do të arrijë nivelin prej 0,6%, në vend të 0,5% sa ishte prognozuar më herët.

Markit thekson se kompanitë e ekonomisë më të fuqishme të eurozonës, Gjermanisë, janë përgjigjur ndaj kërkesave të shtuara për punësim më të madh, të cilat kishin arritur nivelin rekord para gjashtë vjetësh.

Presionet e inflacionit janë rritur, ndërsa çmimet e larta të çelikut dhe naftës, si dhe dollari i fortë, ishin burim kryesor për shpenzime më të larta, të cilat pjesërisht janë bartur edhe deri te çmimet e përgjithshme.

Inflacioni në Gjermani, në muajin shkurt ishte ngritur në 2,2% nga 1,9% sa ishte një muaj më herët, para se gjithash si rezultat i ngritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, derisa në nivel vjetor pritet të arrijnë në 2,1%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat