Londër, 80.000 njerëz marshojnë kundër Brexit

Evropë

Londër, 80.000 njerëz marshojnë kundër Brexit

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:01
Londer

Dhjetëra mijëra demonstrues pro evropianë kanë dalë të shtunën në rrugët e Londrës, pavarësisht rrezikut nga terrorizmi, në shenjë të shënimit të 600vjetorit të lindjes së Bashkimit Evropian dhe vetëm disa ditë në prag të nisjes së procesit të largimit të Britanisë së Madhe nga ky bllok.

Organizatorët thanë se rreth 80.000 njerëz iu bashkëngjitën marshit me të cilin bëhet thirrja për mbetjen e vendit në BE, edhe pse kryeministrja Theresa May po përgatitet që të mërkurën të nisë procesi i Brexit, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat