Sulm në Lille të Francës: Së paku tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Evropë

Sulm në Lille të Francës: Së paku tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:19
Pamje nga vendngjarja

Shumë të plagosur kanë mbetur në Lille pas të shtënave me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në stacionin e metros Porte d'Arras në jug të qytetit.

Mediat franceze raportojnë se të paktën tre persona janë lënduar përfshirë një 14 vjeçar.

Identiteti i personave të lënduar në sulm nuk është bërë i ditur.

Ngjarja vjen në kohën kur Franca është në alarm të sigurisë së lartë pas sulmeve terroriste në 12 muajt e fundit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat