Belgjikë, një shtetas francez nën akuza për terrorizëm dhe tentativë vrasjeje

Evropë

Belgjikë, një shtetas francez nën akuza për terrorizëm dhe tentativë vrasjeje

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:13
Belgjikë

Prokurorët belgë kanë ngritur akuza për terrorizëm dhe tentativë për vrasje kundër një personi që u përpoq t’i jepte makinës me shpejtësi të madhe dje përmes një qendre tregtare në Antwerp.

Ndaj shtetasit francez 39 vjeçar, identifikuar si Mohamed R., u ngritën akuzat për “një përpjekje për vrasje me mënyra terroriste, përpjekje për të goditur dhe lënduar në mënyra terroriste dhe shkelje në armëmbajtje”, tha sot zyra e Prokurorit federal.

Policia gjeti thika dhe një armë zjarri në makinën e Mohamedit.

Ai gjithashtu ishte nën ndikimin e një substance kur u kap dhe sipas njoftimeve nuk ishte në gjendje t’I fliste policisë deri sot, megjithëse nuk dihet se për çfarë substance bëhet fjalë.

Askush nuk u plagos në incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat