Shfaqet në internet një tjetër video e momentit kur policia qëllon sulmuesin në Londër

Evropë

Shfaqet në internet një tjetër video e momentit kur policia qëllon sulmuesin në Londër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 07:54
Pamje nga video

Në internet ka filluar të qarkullojë një video tjetër e momentit kur policia angleze qëllon sulmuesin pranë Parlamentit britanik, i cili shkeli me veturë mbi 20 persona katër prej të cilëve ndërruan jetë nga plagët e marra.

Edhe pse kjo video është duke bërë xhiron e botës, autoritet e sigurisë ende nuk e kanë konfirmuar autenticitetin e saj.

Ndërkaq, sulmuesi i cili arriti të shkelë dhjetëra persona në urën Westminster kishte therur edhe një polic pranë portës së Parlamentit, i cili vdiq rrugës për në spital.

Dhe së fundmi autoritet e sigurisë në Londër të cilët e kanë cilësuar sulmin si “incident terrorist”, kanë zbuluar identitetin e personit të dyshuar për sulmin në Londër.

Ai është një Abu Izaadeen i lindur në Angli, i cili ishte arrestuar nga policia për krime që kishin të bëjnë kryesisht me terrorizmin.

Ai ishte adhurues i flaktë i organizatës terroriste ISIS, që gjatë pesë viteve të fundit është duke bërë kërdi nëpër Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat