Erdogan dorëzohet përballë Merkel? Braktis planet për fushatë në tokën gjermane!

Evropë

Erdogan dorëzohet përballë Merkel? Braktis planet për fushatë në tokën gjermane!

Më: 22 mars 2017 Në ora: 10:14
“Të gjitha ngjarjet e planifikuara janë anuluar”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Politikanët turq kanë braktisur planet për fushatë në tokën gjermane përpara referendumit të prillit, kanë thënë nga partia në pushtet AKP. Më parë, Angela Merkel kërcënoi për të ndaluar ngjarje të tilla pas fyerjeve naziste.

Siç shkruajnë mediat e huaja, vendimi për të anuluar ngjarjet rreth referendumit është marrë në Ankara, ka thënë një përfaqësues me bazë në Këln i partisë AKP.

“Të gjitha ngjarjet e planifikuara janë anuluar”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Ky veprim ishte një “gjest i vullnetit të mirë” në raport me Gjermaninë, ka thënë organizatori i tubimeve nga Bashkimi i Demokratëve Turq Evropianë (UETD) i cili konfirmoi anulimin për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Politikanët e partisë AKP të Recep Tayyip Erdogan janë të etur për të fituar votat e qytetarëve turq që jetojnë në Gjermani, përpara referendumit të 16 prillit.

Afërsisht 1,4 milionë prej tyre kanë të drejtë vote. Plebishiti i diskutueshëm do të miratojë një reformë kushtetuese për t’i dhënë presidentin turk më shumë pushtet.

Megjithatë, përpjekjet e tyre për të mbajtur tubime fushate në Evropë shkaktuan një kundërshtim nga disa vende evropiane duke bërë që Erdogan të krahasojë zyrtarët gjermanë dhe holandezë me nazistët.

Të hënën, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se Gjermania mund të ndalojë të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me fushatën e AKP në qoftë se Ankaraja vazhdon me “krahasime të tilla”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat