4 anije luftarake të NATO-s mbërrijnë në Detin e Zi

Evropë

4 anije luftarake të NATO-s mbërrijnë në Detin e Zi

Më: 17 mars 2017 Në ora: 22:18
ilustrim

Katër anije luftarake të NATO-s kanë hynë në portin e Odessa, në bazë të Marinës së Ukrainës. Anijet pritet të qëndrojnë deri me 20 prill, pasi pritet të kryhen trajnime ushtarake mes NATO-s dhe forcave të Ukrainës.

“Anijet e përhershme detare anti-mina nr2  të NATO-s kanë mbërritur në Odessa për një vizitë në Ukrainë,” tha në një postim në Facebook, të premten shërbimi për shtyp i komandës së forcave të armatosura të marinës ukrainase.

Sipas deklaratës nga Marinës së Ukrainës, anijet do të qëndrojë në Odessa deri më 20 prill. Gjatë vizitës së tyre, ekuipazhi dhe komandantët do të takohen me komandën e Marisë së Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat