Stoltenberg: Shtetet anëtare të NATO-s ta ulin retorikën

Evropë

Stoltenberg: Shtetet anëtare të NATO-s ta ulin retorikën

Më: 16 mars 2017 Në ora: 19:49
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s duhet ta ulin “retorikën” e tyre dhe t’i shmangen nxitjes së tensioneve brenda aleancës ushtarake, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Danimarkë.

Mëtutje, ai ka theksuar se në vend të tensionimit, vendet anëtare të aleancës duhet të fokusohen në kërcënimet e jashtme, raporton agjencia DPA.

“Një debat i ashpër ndërmjet anëtarëve të NATO-s është pjesë e demokracisë sonë”, u tha Stoltenberg gazetarëve pas takimit në Komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit të Danimarkës.

“Por, njëherësh, është me rëndësi të tregojmë respekt reciprok. Mesazhi im për të gjithë anëtarët e NATO-s është se ata të kontribuojnë për uljen e tensioneve dhe të konflikteve, në mënyrë që të evitohet krijimi i problemeve ndërmjet vendeve të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, shtetet anëtare të NATO-s “duhet të fokusohen më tepër në kërcënimet e jashtme” me të cilat ballafaqohet aleanca, duke e theksuar terrorizmin dhe vetëbesimin në rritje të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat