Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe bisedime për zgjerim, Johanes Hahn do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili nesër dhe pasnesër mbahet në Sarajevë.
Është paraparë që Hahn me liderët nga rajoni të shqyrtojë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe agjendën përgatitore për samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Trieste.