Kryeministri holandez e quan të neveritshme deklaratën e presidentit turk

Evropë

Kryeministri holandez e quan të neveritshme deklaratën e presidentit turk

Më: 14 mars 2017 Në ora: 22:07
Kryeministri holandez, Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte e cilësoi sot si falsifikim i neveritshëm i Historisë në deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për masakrën e 8000 myslimanëve të Srebrenicës nga ana e forcave serbe të Bosnjës në korrikun e vitit 1995.

“Ai vijon të helmojë situatën. Ne nuk do të biem në këtë nivel. Është tërësisht e papranueshme”, tha ai Rutte, raporton Agjencia holandeze e lajmeve ANP.  

Erdogan gjatë një deklarate të bërë sot, e ka bërë përgjegjëse Holandën për mos mbrojtjen e jetës së myslimanëve në Srebrenicë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat