Turqia mund t’i vendosë sanksione Holandës

Evropë

Turqia mund t’i vendosë sanksione Holandës

Më: 14 mars 2017 Në ora: 18:37
Ilustrim

Ankaraja zyrtare do të mund të vendosë sanksione ekonomike kundër Holandës, ka bërë të ditur të martën zëvendës kryeministri turk Numan Kurtulmush, një ditë pasi Turqia ka nisur serinë e sanksioneve diplomatike ndaj shtetit holandez.

Kurtulmush këtë deklaratë e bëri për CNN turk, duke thënë se tash për tash vendi i tij nuk do ta kthejë ambasadorin e tij nga Holanda.

Turqia ka shprehur pakënaqësi për shkak se Qeveria e Holandës dhe ajo e Gjermanisë ndalojnë mitingjet e politikanëve turq për të siguruar mbështetjen e diasporës për referendumin e ardhshëm, në të cilin presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan dëshiron të zgjerojë kompetencat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat