Shënon rritje shkalla e papunësisë në Mal të Zi

Evropë

Shënon rritje shkalla e papunësisë në Mal të Zi

Më: 14 mars 2017 Në ora: 18:25
Ilustrim

Shkalla e papunësisë në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit të Entit për punësim në këtë vend ka shënuar rritje në 22,58 për qind, përkatësisht në fillim të këtij muaji në këtë ent ishin të lajmëruar 52,039 mijë njerëz që kërkojnë punë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë në Mal të Zi ishte 18,37 për qind, derisa më 20 shkurt të këtij viti ishte 22,46 për qind, transmeton agjencia Mina biznis. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat