Gjukanoviq: Rusia dëshiron ta shkatërrojë BE-në

Evropë

Gjukanoviq: Rusia dëshiron ta shkatërrojë BE-në

Më: 14 mars 2017 Në ora: 15:24
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalë ndikimin “destruktiv” të Rusisë në Ballkan.

Gjukanoviq në një intervistë për agjencinë Associated Press ka thënë se Moska “është përfshirë në një lloj lufte kundër Evropës” dhe po kërcënon “ekzistencën e Bashkimit Evropian”.

Gjukanoviq u largua nga posti i kryeministrit pas grusht-shtetit të dyshuar në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokurorët në Mal të Zi kanë akuzuar Rusinë për organizimin e grusht-shtetit në ditën e zgjedhjeve, ku përfshihej edhe plani për të vrarë Gjukanoviqin.

Rusia ka hedhur poshtë kërko pretendime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat