Turqia nuk lejon kthimin e ambasadorit holandez në Ankara

Evropë

Turqia nuk lejon kthimin e ambasadorit holandez në Ankara

Më: 13 mars 2017 Në ora: 23:17
Ambasada holandeze në Ankara

Turqia nuk do të lejojë ambasadorin holandez të kthehet në Ankara, deri sa Holanda nuk lejon mbajtjen e takimeve publike të politikanë turq në Holandë, në fushatën e zhvilluar para referendumit, tha sot zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.

Siç raporton AP, Kurtulmus tha se Turqia pezullon dialogun politik në nivel të lartë me Holandën, pas vendimit të Qeverisë holandeze për të ndaluar dy ministra turq për të zhvilluar fushatë në tokën holandeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat