Reagon ministrja turke: Asnjë forcë nuk mund të shkëpusë lidhjen tonë

Evropë

Reagon ministrja turke: Asnjë forcë nuk mund të shkëpusë lidhjen tonë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 23:28
Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betul Sayman Kaya

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betul Sayman Kaya ka reaguar ndaj ndalimit të saj nga policia holandeze, për hyrjen në konsullatën e Turqisë në Rotterdam.

"Qindra policë kanë vendosur një barrikadë mes nesh dhe qytetarëve tanë. Asnjë forcë nuk mund të shkëpusë lidhjen tonë", ka shkruar ajo në Twitter.

Ministrja Kaya ka theksuar gjithashtu se është duke u mbajtur rreth 30 metra në largësi të Konsullatës dhe se nuk lejohet të hyjë brenda.

Kurse aeroplani i ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu është ulur gjatë natës në Metz në lindje të Francës, pasi nuk u lejua që të aterrojë në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat