Kancelarja Merkel pret në takim kandidatin për President të Francës

Evropë

Kancelarja Merkel pret në takim kandidatin për President të Francës

Më: 10 mars 2017 Në ora: 14:14
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të zhvillojë takim me kandidatin francez për president, Emmanuel Macron, më 16 mars.

Një takim me kancelaren e superfuqisë ekonomike do të ndikonte në rritjen e imazhit të 39-vjeçarit që po kandidon për president të Francës.

Macron të martën kishte takuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane ka thënë sot se stafi i kancelares Merkel dhe ai i Macronit po diskutojnë rreth datave të mundshme të mbajtjes së takimit.

Sipas sondazheve të deritanishme, Macron është favorit për të fituar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër ekstremistes së djathtë, Marine Le Pen dhe konservatorit Francois Fillon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat