Media austriake: Dy kongresmenë republikanë kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, shtetet e Gjirit dhe Rusia shfrytëzojnë vakumin

Evropë

Media austriake: Dy kongresmenë republikanë kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, shtetet e Gjirit dhe Rusia shfrytëzojnë vakumin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 mars 2017 Në ora: 16:48
NATO, foto ilustrim

Boris Johnson është i sigurt. “Rusët përpiqen të minojnë shtetet e Ballkanit perëndimor - ju mund të shikoni se çfarë ndodhi në Malin e Zi,” tha ministri i jashtëm britanik të hënën në lidhje me ndikimin e Kremlinit në Europën juglindore, shkruan Der Standard. Ai e kishte fjalën për Grusht shtetin e 16 tetorit, kur pro-rusët u përpoqën të rrëzojnë nga pushteti partinë DPS dhe me gjasë edhe të vrasin kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviqin.

Situata është komplikuar pasi qeveria malazese kërkon anëtarësimin në NATO, ndërsa kjo kundërshtohet fuqishëm nga Rusia. Kur kanë mbetur edhe pak shtete anëtare të NATO për të pranuar kërkesën e Malit të Zi, mes tyre edhe SHBA, dy kongresmenë republikanë kanë kërkuar mos zgjerimin e NATO:  Rand Paul dhe Mike Lee.

“Ata janë kundër zgjerimit të NATO, sepse Rusia do zemërohej,” përcjell botasot.info. Nga fitorja e presidentit Donald Trump dhe rritjes së ndikimit rus në Ballkan, vërehen ngritje tensionesh edhe në vende si Bosnja, Maqedonia por edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Fuqia ruse dhe ato të gjirit shfrytëzojnë vakumin e krijuar pas tërheqjes amerikane, për të shtuar ndikimin  e tyre.

Ministria e jashtme ruse e paraqiti para pak kohësh Kosovën si faktorin më të madh të jo-stabilitetit në rajon. Fatmirësisht BE e ka kuptuar më në fund zhvillimet aktuale. Shefi i KE, Donald Tusk do e diskutojë këtë temë gjatë agjendës së ardhshme të mbledhjes së BE./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat