Komentet seksiste, sherr në Parlamentin Evropian

Evropë

Komentet seksiste, sherr në Parlamentin Evropian

Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:33
Janusz Korwin-Mikke

Për shkak të komenteve seksiste, eurodeputeti Janusz Korwin-Mikke mund të përballet me masa ndëshkuese.

Korwin-Mikke shkaktoi indinjatë me deklaratën e bërë në sallën e Parlamentit në Strasburg, ku tha se gratë duhen paguar më pak sepse nuk mund të krahasohen me meshkujt.

Debati mes 74 vjeçarit polak dhe koleges spanjolle Iratxe Garcia Peres është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që të niset një hetim i brendshëm.

“Gratë nuk duhet të fitojnë sa meshkujt sepse janë më të dobëta, më të vogla dhe më pak inteligjente se ata. Prandaj, ato duhet të paguhen më pak, kjo është e gjitha”, tha Korwin-Mikke.

Peresi nuk ngurroi t`i përgjigjej: “Sipas teorisë suaj, unë nuk duhet të isha fare këtu si anëtare e këtij Parlamenti. E di që ju bezdis dhe ju mërzit shumë fakti që gratë mund t’i përfaqësojnë qytetarët në të njëjtin nivel me ju dhe mendoj se duhet t’i mbroj gratë evropiane nga meshkuj si puna juaj”.

Polaku rrezikon gjobë, ose pezullim nga PE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat