Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shprehur besimin e tij se shteti që drejton, pas largimit të tij nga Qeveria, do të mbetet fuqishëm në rrugën për në Bashkimin Evropian.
Këtë i dominuari për president, e ka thënë në adresimin para anëtarëve të Grupit të Punës të Këshillit për Zgjerim në Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
Ai ka shtuar se në dy-tre muajt e ardhshëm do të largohet nga Qeveria, por që beson se Serbia do të vazhdojë me politikat e njëjta pro-evropiane.