Merkel: Gjermania duhet të përmbushë detyrimin financiar për NATO-n

Evropë

Merkel: Gjermania duhet të përmbushë detyrimin financiar për NATO-n

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 20:16
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të shtunën se Gjermania duhet të përmbushë angazhimin e saj për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në mënyrë që të përmbushë detyrimin për të kontribuar dy për qind të prodhimit të brendshëm kombëtar për NATO-n.

"Detyrimet duhet të plotësohen dhe të tjerë në botë do të na e kërkojnë një gjë të tillë dhe mendoj se kanë të drejtë kur thonë që edhe Gjermania duhet të përmbushë detyrimet e saj”, tha ajo në një aktivitet për fushatën.

Gjermania është vendosur nën një presion gjithnjë e më të fortë që nga zgjedhja e Presidentit amerikan Donald Trump për të plotësuar detyrimet për shpenzimet për NATO-n, siç kanë rënë dakord të 28 anëtarët e aleancës në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat