Përleshje dhe plagosje gjatë protestës në Paris

Evropë

Përleshje dhe plagosje gjatë protestës në Paris

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 22:17
Në protestues në Paris

Dy policë janë plagosur dhe 13 persona janë arrestuar në përleshjet e sotme mes policisë dhe protestuesve në Paris.

Siç njofton AP, policia përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve, të cilët sulmuan me shishe policinë, gjatë protestës së sotme, në mbështetje të të riut Theo, i cili dyshohet se është përdhunuar nga policia.

Protestat kundër policisë në Paris, janë kthyer në përditshmëri, ku qindra të ri çdo ditë po protestojnë kundër sjelljes jo të mirë të policisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat