Putin kërkon bashkëpunim me agjencitë amerikane të inteligjencës

Evropë

Putin kërkon bashkëpunim me agjencitë amerikane të inteligjencës

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:36
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga rivendosja e komunikimit midis agjencive të tyre të inteligjencës, për të forcuar luftën kundër terrorizmit.

"Është në interesin e secilit që të rivendoset dialogu me agjencitë e inteligjencës të SHBA-së dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s", tha Putin para Shërbimit Federal të Sigurisë në Moskë.

"Është absolutisht e qartë se në fushën e kundër-terrorizmit, të gjitha qeveritë përkatëse dhe grupet ndërkombëtare duhet të punojnë së bashku", tha ai.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar prejse Moska ka aneksuar ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014, dhe vazhdon mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.

Udhëheqësi rus tha se numri i sulmeve kibernetike kundër Rusisë është trefishuar vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2015, dhe ka kërkuar mbrojtje më të mirë kundër këtyre sulmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat