Arrestohet edhe një person për vrasjen e ambasadorit rus

Evropë

Arrestohet edhe një person për vrasjen e ambasadorit rus

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:42
Ambasadorin Andrei Karlov

Mediat në Turqi raportuan se autoritetet atje kanë ndaluar një tjetër të dyshuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, dhjetorin e kaluar.

Policia ndaloi të dyshuarin në Ankara, më 15 shkurt, tha agjencia Anadolu, duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë.

Anadolu tha se autoritetet besojnë se i dyshuari ka bërë biseda telefonike me Mevlut Mert Altintas, policin që ka qëlluar për vdekje ambasadorin Andrei Karlov më 19 dhjetor.

Altintas, 22 vjeç, ka thirrur “Mos harroni Alepon” gjatë sulmit. Ai më pas është vrarë nga policia.

Sipas agjencisë Anadolu, katër të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim, në lidhje me hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat