Takimi i parë Lavrov-Tillerson në mbledhjen e G20

Evropë

Takimi i parë Lavrov-Tillerson në mbledhjen e G20

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:21
Shefi rus i diplomacisë, Serguei Lavrov

Shefi rus i diplomacisë, Serguei Lavrov do të takohet sot me homologun e ri amerikan, Rex Tillerson për herë të parë me rastin e mbledhjes së G20-ës në Bon (Gjermani), njoftoi sot zëdhënësja e ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Më 16 shkurt në Bon, parashikohet një takim me sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe është duke u përgatitur”, deklaroi ajo e cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat